Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj. Sipas informacioneve nga policia, në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.
Të plagosurit janë drejtues dhe pasagjerë në të dyja mjetet. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre u transportua te Trauma.
"Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip "Benz" furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin B. C.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip "Volksëagen", të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj, ku u përfshinë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.
Njëri prej persona ka qenë në gjendje të rëndë dhe në ndihmë erdhi helikopteri për ta transportuar drejt Traumës në Tiranë.
Burime për Report Tv, bëjnë më dije se helikopteri i cili ka qenë duke transportuar të plagosurin është ulur në Moravë për shkak të mjegullës së dendur.