Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë ku është plagosur një familje.
Rreth orës 18:20, Edmir Duraku që po drejtonte automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga duke përplasur më pas automjetin tip "Ford”, nën drejtimin e 36-vjeçarit Amarido Mulla.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjetet kanë përfunduar rreth 100 metra në distancë nga njëra-tjetra.
Nga aksidenti mbeti i plagosur Amarido Mulla me bashkëshorten dhe 2 fëmijët si dhe T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip "Audi Q7", të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve, po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.