Një 32-vjeçar ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur nga një aksident automobilistik i ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën e Rinasit. Sipas policisë viktimë e aksidentit fatal ka mbetur 32-vjeçari Juljan Rica nga Dibra, ndërsa u plagosën Kastriot Lleshi 33 vjeç dhe Dritan Gjergji 40 vjeç.
Në aksident mësohet se u përfshinë një automjet tip BMV me targa AA686IT, që drejtohej nga Kastriot Lleshi dhe një automjet tip Benz me targa AA 937 BK, me timon anglez që drejtohej nga 32-vjeçari Julian Rica, i cili pas përplasjes mbeti i bllokuar për disa minuta brenda në makinë.
Pasi është nxjerrë nga makina e cila siç duket edhe në foto është shkatërruar plotësisht, i riu është nisur për në spital, por nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra. 2 të plagosurit ndodhen në spitalin e QSUT-së në Tiranë.
Sakaq policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë.

(Viktima Juljan Rica)

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO