Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Laknas, në kryeqytet.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se automjeti me drejtues një 20-vjeçar është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 48-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, 48-vjeçari që drejtonte motomjetin ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Komente








Çfarë rrethanash do sqaroni o policë idjotër ?Merreni plaseni pas hekurave qenin dhe prokuroria t’ja pojë gjykatës e t’i jepet dënimi maksimal,sepse i mori jetën një familjari,një babai që i la fëmijët rrugës. La të vetme nënën me fëmij jetim pa një mbështetje. Këta maskarenj që marrin patenta duke paguar pa qenë të aftë për të drejtuar një makinë dhe ecin me shpejtësi dënimi duhet të jetë maksimal,ndryshe nuk nxën mënd këta aventurierë.Mendoj se siç e ka gjithë bota,sigurimi për automjetet për këto mosha duhet të jetë 5000 Euro e lartë,në mënyrë që këta djem të poshtër mos të prekin timon me dorë.
Përgjigju