Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku ka humbur jetën 26 vjeçari  Eri Naska, banues në Fiershegan.

I riu duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 26 vjeçari ka ndërruar jetë pasi nuk mund t'u mbijetonte plagëve të marra. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.