Mero Baze: Çfarë kërkojnë bektashinjtë, çfarë promovon Rama dhe çfarë fantazojnë shqiptarët

Mero Baze: Çfarë kërkojnë bektashinjtë, çfarë promovon Rama dhe çfarë fantazojnë shqiptarët

Baba Mondi dhe Edi Rama

E vetmja gjë pozitive që shkaktoi bërja publike e propozimit të Edi Ramës për sovranitetin e Urdhrit Bektashi për t'iu njohur përfaqësimi ndërkombëtar I këtij sekti fetar me qendër në Shqipëri, ishte se prodhoi shumë humor. Ky ishte testi i parë i tolerancës së shoqërisë shqiptare dhe dashamirësisë së tyre ndaj bektashinjve shqiptarë.

Përtej kësaj, bektashinjtë shqiptarë këto ditë kanë marr perisper gjithë mllefet që ekzistojnë në Shqipëri ndaj Edi Ramës që nga kundërshtarët politik, oponentët kulturorë të tij, fetarë po e po, e mbi të gjitha trullosjen e një pjese të opinionit publik nga ideja e krijimit të një shteti brenda shtetit shqiptar.

E vërteta është se bektashinjtë shqiptarë në vite, kanë kërkuar tu njihet përfaqësimi ndërkombëtar i  Kryegjyshatës Botërore me seli në Tiranë. Pra me zhvendosjen e tyre nga Turqia në Shqipëri, Selia e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë është konsideruar si qendra e Bektashinjve në botë, që do të thotë se  Kryegjyshi  I Selisë Bektashiane në Tiranë ka qenë Kryegjyshi i botës.

Siç e pranon vet Selia e Kryegjyshatës të gjitha shtetet ku ka bektashinj, përjashto Iranin zyrtar që i lufton dhe aty ku janë, ja kanë njohur këtë legjitimitet.

Por, shteti shqiptar nuk ka bërë ndonjë akt formal për ti njohur Selisë Bektashiane në Tiranë përfaqësimin ndërkombëtar të bektashinjve.

Aktualisht Selia e Kryegjyshatës në Tiranë ka ndikimin e vet tek bektashinjtë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe SHBA. Madje në SHBA Teqeja e Baba Rexhepit në Detroit është një nga qendrat që ka mbajtur gjallë bektashizmin në SHBA dhe ka luajtur dhe një rol politik lidhur me raportet me shtetin amerikan.

Këtë po kërkojnë bektashinjtë. Këtë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që nga vitit 1991 e më pas. 

Ka pas një rezistencë formale për shkak të ndikimit të madh që ka pasur Komuniteti Mysliman në politikën shqiptare, dhe një përpjekje për ti asimiluar ata brenda tyre. Kjo pasi realisht  bektashinjtë  janë feja më e përhapur në Shqipëri pasi janë shumicë brenda komunitetit të besimit mysliman.

E di që shifrat janë gjithkund shkak për debate por kjo është e vërteta. Kaq po kërkon Kryegjyshata. Ti njihet statusi i përfaqësimit ndërkombëtar të Bektashinjve. Nuk bëhet fjalë për shtet me kufij me territore dogane apo polici. Bëhet fjalë për një urdhër sovran që qeveria shqiptare I njeh legjitimitetin bazuar në statutin e tij. Ajo pastaj ka autoritetin e vet mbi Teqetë në mbarë Shqipërinë dhe vende të tjera që ja njohin këtë autoritet.

Çfarë promovoi Edi Rama?

Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë, se sa atë që di të bëj më mirë si agjent marketingu në politikë,. Ai çuditi njëherë të huajt me këtë gjë , zuri faqen e parë të New York Times dhe pastaj xhindosi gjithë shqiptarët, “me shtetin” e ri. Dhe e la fantazinë të shëtiste breg më breg, pasi në këto kohë të vështira nuk ka gjë më të mirë se sa tu gjesh nga një lodër budallenjve të lozin.

Edhe Berisha që u duk se e mbajti veten, kur e pa se nuk bëhet fjalë për shtet, por për diçka konkrete që vet e ka refuzuar ta bëj, shpërtheu dhe tentoi të bëj atë që dhe ai di ta bëj më mirë se të gjithë të tjerët, të ndez urrejtjen fetare të myslimanëve ndaj bektashinjve. 

Dhe kjo ka bërë që shoqëria shqiptare këtë javë të flejë e të zgjohet me Baba Mondin, i cili nga ana e vet I ka këput një gjumë të thellë për të mos dëgjuar këta “të vdekshmit” e tokës por duke ruajtur lidhjet vetëm me të Plotpushtetshmin atje lart.

Siç e thashë që në fillim e vetmja gjë pozitive është se në gjithë këtë histori, të sharat I ka marrë vetëm Rama, kurse Baba Mondi ka marrë plot meme me humor dhe ka zgjuar një hare kombëtare,  pasi e shikojnë si shtetar të konkurueshëm.

Problemi është i thjeshtë. A është gati Shteti shqiptar ti jap Kryegjyshatës Botërore me seli në Tiranë statusin formal që ka si selia e  gjithë bektashinjve që janë në botë apo jo?

E ka pas këtë status në Turqi, kur janë zbuar dhe kanë ardhur në Shqipëri në vitet 20. E kanë trashëguar këtë status moralisht dhe shpirtërisht. Thjesht po kërkojnë kredenciale shtetërore nga shteti shqiptar për këtë. 

Mos kërkoni shembuj të ngjashëm. Na ka rastis që ata kanë ardhur në Tiranë dhe nuk kanë shkuar në ndonjë shtet tjetër.

Ndërsa Kisha ortodokse është e copëzuar në disa qendra autoriteti  me sinodet e tyre, Kisha katolike është e përqendruar vetëm në Vatikan, Myslimanët janë tërësisht të decentralizuar në autoritetin e tyre fetar, Bektashinjtë ashtu si katolikët kanë një seli qendrore, kryegjyshatën që është në Tiranë. Kaq është ngjashmëria me katolikët. 

Nuk e ka sjell Edi Rama selinë në Tiranë. kanë ardhur në kohën e Ahmet Zogut, dhe ai i ka përkrahur duke u dhënë dhe prona, i ka pranuar Enver Hoxha, dhe gjithë qeveritë më pas, u kemi dhënë prona, disa prej të cilave pas viteve 90 ja kemi plaçkitur, si siç rasti I Ksamilit, ku ka fut duart dhe familja Berisha. Tani ata kërkojnë një letër që atë që ua kanë njohur besimtarët në shumë shtete tua njoh dhe shteti shqiptar. 

Ndaleni tërbimin.

Bektashinjtë po ti gërvishtësh pak janë kristianë, dhe po ti veshësh trashë duken mysliman. Për hirë të së vërtetës, ata respektohen më shumë nga ortodoksët se nga myslimanët.  Këta të fundit natyrisht janë më të zemëruar me ta, por nuk është sherr I tanishëm, ka 700 vjet. Tani ata po kërkojnë tu certifikojmë identietin  e tyre paqësor. 

Sa i përket kontributit për shtetin shqiptar, ata janë në krye të çdo liste. Nëse kur ka ardhur puna për Shqipërinë, Kisha ortodokse pyet ndonjë herë Athinën,  Kisha katolike pyet ndonjëherë Vatikanin, Komuniteti Mysliman merr leje nue Stamboll, vetëm bektashinjtë  kanë vendosur me zemrën e tyre për Shqipërinë. 

Pjesa tjetër është humor dhe mllef politik që lidhet me Edi Ramën jo me bektashinjtë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alvanosi: 26/09/2024 13:00

    Pse ta shesë Rama si Shtet brenda Shtetit atëherë para gjithë botës, dhe çfarë priti deri tani që në 2013 në Qeveri, për t'iu njohur statusin? Bektashinjtë e nderuar kanë të drejta pronësie dhe statusi që duhet t'iu njihen, ok, por pse po e përdor Rama ktë tani? Për të shpërfill vëmendjen nga mos respektimi i vendimit të Gjykatës për heqjen e imunitetit të Xhaçkës?

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/09/2024 02:23

    Sa janë këta bektashinjtë?? Të gjithë janë shqiptarë. Nuk ka ma fetarë

    Përgjigju
  • Cepi: 26/09/2024 02:23

    O zoti gazetar , sbqiptareve ju ka ardh shpirti ke huna ti thua çfar fantazojn shiptaret , o vlla ka njeres si ty ne tiran qe jeni te shkeputur nga realiteti ketij vendi

    Përgjigju
  • Gojani: 26/09/2024 00:22

    Mero Baze-Megafon i pushtetit. Si "njohës" i politikës shkruaj të mirat e të këqijat që sjell kjo inisiativë e K/M.

    Përgjigju
  • Lindi: 25/09/2024 23:40

    Jemi ngopur me habit te të huajt. Rama të ulet në karike dhe té merret me pronat, që prona të shkojë tek i zoti. Ideologjitë fetare, aq më pak të merresh me raportet ndërkombëtare të feve është pa bereqet.

    Përgjigju
  • Eri: 25/09/2024 21:13

    Edi rama te merret me ekonomine sic kohet e fundit po ben mesemiri ta lej teqen nuk intereso kujt ajo ngaterrese koti,po te ngrej GDP te ngrej rrogat pensionet,te modernizoje infrastrukturen,te zhvilloj hekurudhat tramvajt kto tmeret sic po ben shum mire kjo na intereso ne jo shteti bektashi me 2% gjithsej te regjistruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar