POGRADEC - Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në lagjen numër 5 në Pogradec, pasi u godit nga një automjet në qytetin liqenor.
 
Mësohet se viktima Sefer Belishta është aksidentuar për vdekje nga automjetit Furgon tip "mercedes- benz" me targa TR 5370 I, i drejtuar nga Enkelejd Banushi.
 
Policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit ka shoqëruar në polici Enkelejd Babushin deri në verifikimin e plotë të ngjarjes.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)