LEZHË- Aksi rrugor Lezhë- Milot ka marrë një tjetër jetë! Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person.

Viktima është identifikuar si Gjon Kola, rreth moshës 60-vjeç. Kola ishte dukë lëvizur në këmbë, ku fatkeqësisht është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë hotelit në pronësi të Kolës.

Aksi rrugor Lezhë- Milot është një nga rrugët më problematike që ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Vetëm këtë javë janë regjistruar 4 aksidente me 2 viktima dhe 3 të plagosur.

Ky aksident ka shkaktuar dhe trafik të rënduar në këtë aks.

Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti