Aksident i rëndë në Golem, i përplas makina, vdes nëna, rëndë vajza me nusen

Aksident i rëndë në Golem, i përplas makina, vdes nëna, rëndë vajza me nusen

Foto nga aksidenti

TIRANE-Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Golem, ku humbi jetën një grua dhe u plagos rëndë vajza e saj me nusen e djalit.

Ka qenë ora rreth 12:00 kur makina me të cilën po udhëtonte nëna me vajzën dhe nusen e djalit u gërvisht me një kamion në Golem. Dy makinat kanë ndaluar dhe drejtuesit kanë njoftuar policinë për të sqaruar rrethanat.

Por në këtë moment një makinë me shpejtësi ka përplasur nënën me nusen dhe vajzën. Përplasja ishte fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja.

Viktima është me iniciale L.D. banuese në Tiranë. Vajza dhe nusja e viktimës janë ndërguar në spital të plagosura jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të aksidentit është krijuar radhë e gjatë makinash në aksin Plepa-Rogozhinë.

1598873379_aksiden3.jpeg

1598873390_aksiden1.jpeg

1598873402_aksiden2.jpeg

Rradhet e krijuara nga aksidenti 

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noku: 31/08/2020 17:51

    Ngushellime. Mund te ishte shamngur, besoj, nese I ka kapur makina ne rruge te madhe. Sherbim te shpejte vajzave. Gjynof.

    Përgjigju
  • gim: 31/08/2020 14:57

    kane blere te gjithe makina. eshte shume frike ti japesh makines. Kjo periudha e gushtit eshte lemeri. 80% e makinave nuk dine te ecin ne rruge nderqytetese. kam 20 vjet ne timon dhe cdo vit me e frikshme behet situata.

    Përgjigju
    • Tani: 31/08/2020 17:12

      Shum e vertet. Mungese totale profesionalizmi nga pseudo shoferet por dhe nga ana e kembesoreve gjithashtu.

  • Tosi: 31/08/2020 14:17

    Me siguri ka qene duke pare fb ose duke derguar mesazh dhe harrojne se mund te marrin njerez ne qafe. Rrini ne nje kryqezim cfaredo dhe shikoni 90% e femrave hyjne ne kryqezim me syte tek cel. Dhe jo tek kryqezimi a thua se makina eshte e telekomanduar. Pjesa me e madhe i blejne patentat, mjere ne cfare kemi perpara ne rruge, femra te hardallosura qe fluturojne me pras qe shkruajne mesazh duke ecur me 90 km ne ore , cfare presim , ngjarje tragjike, zot na ruaj.

    Përgjigju
    • Tosi: 01/09/2020 07:20

      Jo vetëm femrat e kanë dorën në celular gjithë kohën. Mos u bëj racist Tosi. Sipas një studimi të bërë në Shqipëri, femrat bënin 3 herë më pak aksidente në vit se sa ju meshkujt që e keni shoferllëkun në gjak. Shkaku? Pakujdesia, shpërqendrimi dhe pija. Fakt është që në Shqipëri dhënia e makinës është histeri kolektive, po s'ka lidhje femra apo meshkuj se këto qyqet, me sa kuptova janë aksidentuar nga një makinë tjetër që ishte me shpejtësi marramendëse. Shëndet e ju Rujt Zoti!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI