Një familje polake është aksidentuar në fshatin Skuraj të Burrelit. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në aksin Burrel-Milot, ku mjeti në të cilin udhëtonin çifti polak së bashku me fëmijën e tyre 10 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Shkopetit.

Për pasojë tre anëtarët e familjes polake kanë mbetur të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.
 
Turistët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)