LEZHE - Një 50-vjeçare ka humbur jetën në një aksident që ndodhi paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Tiranë, në dalje të qytetit të Lezhës.
Nusha Alia banore në ishull Shëngjin po lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, për të mbushur një bombol gazi pranë një pikë karburanti kur është përplasur nga një autoveturë tip ford që drejtohej nga Llesh Ndoj 53 vjeç nga Lezha.
E aksidentuara ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Lezhës, si pasojë e plagëve të marra. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin për të sqaruar rrethanat e ndodhjes së tij.
Sipas burimeve policore, shkak për këtë aksident është bërë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga viktima, e cila kishte edhe një karrocë dore me të cilën transportonte bombolën e gazit të sapombushur.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com