Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një automjet ka përplasur në rrugë një 40-vjeçar që udhëtonte me biçikletë dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

I plagosuri është Endri Selfaj, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e mjetit që u përfshi në aksident dhe kapjen e drejtuesit të tij.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.