Rreth orës 23:30 të së mërkurës, ka ndodhur një aksident në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afwrsi tw fshatit Arrameras, duke lënë të plagosur Elton Kurtin 27-vjeç, Shaban Kaziun 52-vjeç dhe një person tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Elton Kurti është dërguar në "Spitalin e Traumës" në Tiranë, pasi është në gjëndje kritike, ndërsa dy personat e tjerë janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Krujës.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, shkaktar për aksidentin është bërë mjeti tip “Toyota” me targa TR 0943 G, e cila për shkak të shpejtësisë ka humbur drejtimin dhe ka përplasur mjetin tjetër, tip “Wolsvagen”.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com