Një përplasje mes dy makinave është regjistruar në superstradën Lezhë–Milot, pranë Kryqëzimit të Treshit, duke lënë të plagosur një pasagjere.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi”, me drejtues personin me inicialet A. K., dhe një “Volkswagen” që drejtohej nga personi me inicialet V. B.

Nga përplasja ka mbetur e dëmtuar pasagjerja në “Volkswagen”, me inicialet A. B., e cila u dërgua menjëherë në Spitalin e Lezhës. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar në momentin kur një nga mjetet ka ndërprerë rrugën, çka ka sjellë përplasjen mes tyre.

Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve kanë rezultuar negativë në testin e alkoolit, ndërsa policia po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.