Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm (26 janar) në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Një furgon është përplasur me një motor pranë kryqëzimit të Dajçit.
Si pasojë e aksdentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Llesh Kola, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
"Rreth orës 09:00, tek kryqëzimi i "Dajçit", motomjeti me drejtues shtetasin Llesh Kola është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. N.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore aktualisht jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.
Në vendngjarje ndodhet policia për zbardhjen e plotë të rrethanave.