Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (11 nëntor) në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e dytë të rrugës nacionale Lushnje-Berat ku mjeti tip "Volkswagen" që udhëtonte drejt Lushnjes është përplasur kokë më kokë me makinën tip "Benz".

Përplasja ka qenë e fortë dhe dy personat të cilët udhëtonin me Benz si dhe drejtuesi i Volkswagen janë dërguar në spitalin e Lushnjes për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punpon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.