Aksident në aksin Petovë-Libofshë/ Makina përplaset me motorin, 1 në gjendje të rëndë! Dërgohet drejt Traumës

Fier-Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Fier. Një automjet tip 'Toyota' është përplasur me një motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin rrugor Petovë-Libofshë

Si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motorit është dëmtuar rëndë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 64 vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë raportohet se ka humbur shumë gjak.

Shoferi i makinës, Marko Prifti, është shoqëruar në Komisariat.

"Rreth orës 17:00, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. P., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Z. Xh, rreth 64 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Z. Xh., i cili është transportuar  në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme", informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?