Aksident në aksin rrugor Laç-Milot, makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor Laç-Milot, makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Foto ilustruese

Dy makina janë përplasur sot me njëra-tjetrën në aksin rrugor Laç-Milot. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur njëri prej drejtueseve të mjeteve, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor  “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin  N. P.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit  shtetasi E. M., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore”, informoi sot policia.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla