Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar. Tre makina, një Volkswagen, Audi dhe një automjet tjetër janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit në vendin e quajtur 'Ura e Gjolës'.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit i Lazer Firza 65-vjeç, i cili ka shkuar në spital pa shenja jeta.
"Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Lazer Firza, 65 vjeç, është përplasur me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital, informoi sot policia.
Burime për Report Tv thonë se shkak i aksidentit dyshohet të jenë bërë punimet që po kryhen nga firma ‘Gener 2’ për rikonstruksionin e kësaj rruge. Konkretisht vendi ku ndodhi aksidenti, një pjesë e një korsie është duke u asfaltuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, shihni si dherat kanë bllokuar bypassin e ri drejt Orikumit! I pakalueshëm! Investimi 56 mln euro u inaugurua 2 vite më parë! Punimet u kryen nga Gener 2
5 Tetor, 09:43
-
Tiranë/ Zjarr gjatë natës në një azil privat në rrugën 'Ali Visha', 4 të moshuar në spital! VIDEO kur shpëtohen nga policia
5 Tetor, 07:36
-
Tiranë/ Moti i keq, rrëzohet pema në zonën e ish- Bllokut, nuk ka të lënduar
4 Tetor, 18:41
-
Shirat e rrëmbyeshëm në Tiranë, Veliaj: Ekipet e emergjencës janë në terren, jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë
4 Tetor, 17:03
-
Grabitje tek 'ish Blloku' në Tiranë/ Dy persona me motor i vjedhin taksistit çantën me para! Dëshmia e shoferit: Brenda ishin mbi 200 mijë euro! Do i linte në një bankë
4 Tetor, 16:21
-
Vidhnin biçikleta në Tiranë dhe më pas i shisnin, 2 në pranga
4 Tetor, 12:53
-
Manastirliu inspekton shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Tiranë: 300 shkolla të pajisura me laboratorë
4 Tetor, 12:39
-
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, punonjësit e Bashkisë në terren
4 Tetor, 12:38
-
Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen
4 Tetor, 12:13
-
Kryebashkiaku i Burrelit në SPAK, Agron Malaj qëndroi për 1 orë! U pyet në lidhje me çështjet që ka dijeni (VIDEO)
4 Tetor, 12:07
-
Incidenti i 3 efektivëve të “Shqiponjave” në Tiranë, zbardhet ekspertiza: Qëlluan me 3 plumba makinën e qytetarit, një nga predhat e dëmtuar! I vunë armën në gjoks
4 Tetor, 11:18
-
Sylvinho para Ligës së Kombeve: Broja jashtë edhe për pesë javë, kam besim te Abrashi! Muçit i ndodhën ndryshime, të hapur për rikthime
4 Tetor, 10:59
Ne ate vend shenjat paralajmeruese jan amatoreske sikur ato tparkingut, pa nje sinjalistike tpakten 200 metra me led, asgje prej gjeje. Dhe ja pasojat sepse shoferet vijn me shpejtsi ne ate pjese se nuk e dijn. Albanistan fundja
Përgjigju