Makina përplas motorin, drejtuesi përfundon disa metra larg! Humb jetën 23-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari u regjistrua pasditen e sotme (5 nëntor) në aksin Shkodër - Velipojë.

Një makinë ka përplasur një motor ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të fundit, Xhovan Malocaj banues në fshatin Trush.

Nga përplasja ballore e të dy mjeteve, drejtuesi i motorit ka përfunduar disa metra larg vendit të përplasjes.

"Më datë 05.11.2020, ora 15:00, në aksin rrugor Shkodër  Velipojë, në fshatin Trush , ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin D. D. 30 vjeç banues në Lezhë, me motorrçikletën tip Suzuki me drejtues shtetasin Xh. M. 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë" - njofton policia.

Policia e Shkodrës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur aksidentin e plotë.

1604595367_WhatsAppImage20201105at17.51.00.jpeg

Viktima Xhovan Malocaj 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Ky është 23-vjeçari i cili humbi jetën në aksidentin me motor

Ky është Xhovan Malocaj, 23-vjeçari i cili humbi jetën në një aksident pasditen e kësaj të enjte.

I riu po udhëtonte me motorin e tij tip Suzuki dhe është përplasur me një makinë tip "Benz".

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalsiandër: 06/11/2020 09:23

    Jo or jo fajin me 100% e ka shoferi që ka goditur motorrin dhe i ka shkaktuar vdekjen. Vet fakti që motorristët në rrugë jan më shumë të rrezikuar në humbje ekulibri dhe jan më vulnerable kur ndodh aksident përkthehet në Shqip mba distanc nga motorristi dhe mos e parakalo. Shoferët nuk vozisin por garojn në rrugët e Shqipris. Gjynah paska qen alamet djali! Ngushullime familjarve!

    Përgjigju
  • Trushi: 05/11/2020 20:22

    Ky ka pi hashash me hunde!!

    Përgjigju
    • Klement: 13/01/2021 21:25

      Per kon po thua ti

    • Genti: 06/11/2020 11:29

      Trushi Dhe se ka pij ashash Dmth e meriton vdekjen??? A ke turp, a kupton se cfare flet! Ky thjesht mund te kete pij ashash nr kohen e tij Te lire por nuk do thote se ka qene nen efekt kur ka ndodhe aksudenti. Mos xhyko Te tjeret sepse neser te vjen ty te shpija. Ngushellime familjes.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë