TIRANË- Një aksident mes 2 automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan, në hyrje të tunelit të Krrabës, bllokoi për disa minuta qarkullimin e mjeteve.
Nga aksidenti mësohet se e plagosur ka mbetur vetëm një vajzë e cila është jashtë rreziku.
 
Një nga makinat ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
 
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.

aksidenti afer tunnelit me logo
aksidenti afer tunnelit me logo
(Në foto: Dy automjetet e përfshira në aksident)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)