Një makinë është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 3:00 në Tiranë, pranë QTU-ku edhe po kryhen punime për zgjerimin e autostradës.
Sipas informacioneve paraprake makina ka ‘fluturuar’ mbi trafikndarëse, teksa gjithashtu është përfshirë edhe nga flakët.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komento
Komente










