Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë–Kotë, ku janë përfshirë dy mjete. Si pasojë e këtij aksidenti një person është plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 pranë fshatit Qishbardhë, ku mjetit tip Ford, i drejtuar nga Albert Hasani, dhe mjetit Volkswagen me targa AB 981 VP, i drejtuar nga shtetasi Elidon Veraj janë përplasur me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

'Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë, është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur mes mjetit tip Ford, i drejtuar nga shtetasi Albert Hasani, dhe mjetit Volksëagen me targa AB 981 VP, i drejtuar nga shtetasi Elidon Veraj.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Sokol Gjondeda është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Nuk raportohet për rrezik për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.