Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Tiranë-Durrës

Burime për Report TV bëjnë me dije se viktima është Ermal Dervishi.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari” informoi sot policia e Durrësit.

Mësohet se 33-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në aksin Tiranë-Durrës, ndërsa rruga ka qenë e lagur nga shiu i madh që ra mbërëmë. Për pasojë, i riu ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka fluturuar në arë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pranë Sukthit në afërsi të subjektit Sinani.

Policia shkoi në vendngjarje dhe nuk e konstatoi viktimën në fillim. Vetëm kur u ngrit makina me vinç u konstatua drejtuesi që ishte spostuar te sedilja e pasagjerit, i cili kishte humbur jetën në vend.

Lajmi në përditësim...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, ja kush është shoferi 33-vjeçar që humbi jetën

 

Ermal Dervishi është i riu që humbi jetën sot, në aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se i riu ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën e lagur nga shiu i madh që ra, e për pasojë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka fluturuar në arë.