Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një aksidenti.
Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua përpara shkollës "22 Tetori", ku u përplasën dy automjete, një tip "Benz" me targa AA 950 PE dhe një tip "Ëolsëagen" me targa AA 926 OM. Për pasojë mbetën të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, Damian Xhaferi,35 vjeç dhe Marjus Deliu, 25 vjeç.
Ata janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Polciia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento