Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhavzotaj, ku 60-vjeçari me inicialet D.Gj., u për përplas nga një makinë tip 'Audi' që drejtohej nga 21-vjeçari me inicialet A.L.. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.