Aksident në Durrës, makina përplas 36-vjeçarin, në gjendje të rëndë te Trauma! Arrestohet shoferi i dehur

Aksident në Durrës, makina përplas 36-vjeçarin, në gjendje të rëndë te Trauma! Arrestohet shoferi i dehur

Makina tip BMW e perfshire ne aksident

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë sot në Durrës, si pasojë e një aksidenti. Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në aksin rrugor Gjiri i Lalzit - Maminas, në fshatin Rrotull, Shijak, ku 36-vjeçari me inicialet I.V., që po drejtonte mjetin bujqësor, motokarro u përplas një automjet tip “BMW”. Policia arrestoi drejtuesin e "BMW", 36-vjeçarin me inicialet M.K., pasi rezultoi i dehur.

Personi i plagosur u transportua drejt Spitalit të Traumë snë Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas