DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi u përplas nga një mjet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit, kur drejtuesja e mjetit, një 23-vjeçare me iniciale D. Sh.,aksidentoi me makinë 61-vjeçarin me iniciale  S.B.,  teksa ishte duke kaluar në rrugë.

Si pasoj e aksidentit, 61-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.