Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë. Dy automjete me targa AA 503 EC dhe AA 186 LL janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e tre pasagjereve H.K., 18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal Elbasan të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të treja të lënduarat ishin pasagjer në mjetin me targa AA 503 EC. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
[gallery]25123[/gallery]
Njoftimi i policisë për aksidentin:
Më datë 16.12.2017 në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në fshatin Xibrakë janë përplasur tre mjete. Mjeti tip "Honda" me targa AA 186 LL drejtuar nga shtetasi P.K., 44 vjeç banues në Durrës, është përplasur me mjetin tip "Ford" me targa AA 503 EC, drejtuar nga shtetasi Sh.K., 24 vjeç banues në fshatin Labinot Mal Elbasan dhe me një mjet autobuz me targa AA 301 I K drejtuar nga shtetasi A.H., 51 vjeç banues në Tiranë.
/Shqiptarja.com

Si pasojë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan shtetaset H.K., 18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal Elbasan të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të treja shtetaset ishin pasagjer në mjetin me targa AA 503 EC. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO