FIER- Udhëtonin nga Greqia drejt Tiranës pasi nesër do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, por lodhja dhe pagjumësia ka bërë që një çift i ri të përfshihet në aksident në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Selishtë.
Samir Muçaj 31-vjeç dhe e fejuara e tij Ina Ymeraj udhëtonin me një mjet tip “Skoda”. Ai ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë makina ka dalë nga dalë nga rruga duke përfunduar në një fushë në anë të autostadës.
Report Tv mëson se si pasojë e aksidentit gjendja e 31 vjeçarit paraqitet e rëndë, pasi ka fraktura në disa pjesë të trupit. I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës. E fejuara e tij ka marrë plagë të lehta.
Në datë 04.08.2018, rreth orës 16:00, në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh, Fier, ka dalë nga rruga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin Ç.M, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasoje është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç.M i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Fier u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
Makina e çiftit që po vinte nga Greqia
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Aksidentohet një ditë para dasmës, policia: Vajza e tronditur
Samir Muçaj 31-vjeç dhe e fejuara e tij Ina Ymeri më të cilën do kurorëzonte nesër dashurinë në në martesë u përfshinë pasditen e sotme në një aksident në aksin Levan-Fier.
Nga aksidenti 31-vjeçari që drejtonte mjetin mori plagë të rënda, ndërsa Report tv mëson gjithashtu se vajza është përmendur pas aksidentit por është në gjende të rënduar psikologjike.