Aksidenti i sotëm i ndodhur në Fier, ku të lënduar mbetën një çift që vinte nga Greqia për t’u martuar, ka shkaktuar një situatë të çuditshme.
Duke qënë se 31-vjeçari Samir Muçaj ka pësuar dëmtime të rënda, është dashur transportimi i tij drejt Tiranës. Nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë, është dërguar një helikopter, i cili është ulur në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku edhe po luhej një ndeshje miqësore mes Apolonisë dhe Luftëtarit.
Duke parë helikopterin që po afrohej dhe ambulancën që mbërriti në fushë, policia urdhëroi ndërprerjen e takimit. Ndeshja vazhdoi normalisht pas largimit të helikopterit.
Komento