Aksident në Fier/ Plagosen 3 adoleshentë, makina drejtohej nga një ...15-vjeçar (VIDEO)

FIER- Tre 15-vjeçarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në qytetin e Fierit. Fatmirësisht, nga aksidenti i ndodhur në Kraps, adoleshentët kanë marrë vetëm plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Por ajo që është anormalja në këtë histori është se mjeti tip “Renault" drejtohej nga një 15-vjeçar, me inicialet A.A. Ai ka marrë dy kushërinjtë e tij, K.A, dhe A.A, dhe ka bërë një xhiro me makinë, por 15-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Nuk dihet nëse prindërit e adoleshentit kanë qenë në dijeni që djali i tyre u ka marrë makinën në fshehtësi, apo ka qenë në dijeni të këtij veprimi të paligshëm.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin