FIER - Një vogëlushe 5-vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksident të rëndë automobilistik të regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksion rrugor Levan-Tepelenë, ndërsa prindërit dhe vëllai i saj 5 muajsh mbetën të plagosur.
Një makinë tip Nissannë pronësi të një firme private ku udhëtonte familja u përplas me një kamionçinë në afërsi të fshatit Fratar.
Burime nga spitali i Fierit bëjnë me dije se tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariatin e Fierit drejtuesin e kamionçinës me inicialet L.Z dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO