Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në zonën e njohur si Portëz.
Një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka rënë në tokë i dëmtuar.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe, sipas burimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento
Komente












