Një aksident indodhi në Seligenstadt të Gjermanisë, ku një ambulancë u përplas me një makinë, teksa po transportonte me shpejtësi një paciente për në spital.
Nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, shkruan Bild.
Për shkak të përplasjes së fortë, ambulanca u përmbys në rrugë dhe u përplas më tutje me shtyllën e semaforit.
Shtylla ra në një kamion, por drejtuesi nuk pësoi dëmtime.
Të lënduar mbetën drejtuesja 23-vjeçare e automjetit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë që ndodhej në ambulance.
Një ambulance e dytë shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e pacientes në spital.
Komente










