Një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur është shënuar paraditen e kësaj të hënë ne aksin Golem-Durrës.
 
Mësohet se i vdekur ka mbetur drejtuesi i një mjeti tip ‘Skoda’ me targa AA621GE, Kristi Risto ndërsa dy pasagjerët janë plagosur rëndë.
 
Sipas policisë, makina e drejtuar nga 21-vjeçari është përplasur dy herë me pjesën e pasme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z. duke tentuar që të parakalonte, por më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen. 
 
Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka humbur jetën në vend, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
 
Report Tv ka siguruar fotot nga aksidenti, ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen. 


[gallery]23489[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com