Shpejtësia është bërë shkak për shumë aksidente në vend, edhe me pasoja tragjike, por fatmirësisht ky nuk ka qenë rasti i një aksidenti që u regjistrua në Peshkopi.
'Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore' ka publikuar videon e aksidentit në Facebook, ku shihet teksa një makinë që vjen me shpejtësi, përplas këmbësorin i cili po kalonte rrugën, duke e ngritur disa metra mbi tokë.
Aq sa mund të kuptohet edhe nga video, duket se fatmirësisht këmbësori nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa ndihmohet të ngrihet në këmbë nga qytetarë të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.
Nuk dihet identiteti i personit që mbeti i plagosur dhe as i shoferit të automjeti.