Shqiptari në Selanik tregon historinë: U habit punonjësja greke në zyrën e regjistrimit me e-Albania

Shqiptari në Selanik tregon historinë: U habit punonjësja greke në zyrën e regjistrimit me e-Albania

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj ka ndarë për qytetarët mesazhin e ardhur nga një emigrant shqiptar nga Elbasani, i cili jeton në Selanik lidhur me lehtësimet e shumta, që ka sjellë portali e-Albania. Qytetari nga Elbasani tregon se falë portalit e-Albania ka arritur të sigurojë certifikatë personale për veten dhe bashkëshorten si edhe Certifikatën e martesës, të cilën ia kërkonte zyra e regjistrimit për fëmijët në Selanik.

Përmes portalit e-Albania qytetarët shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë territorit kanë përfituar mjaft lehtësira. Tashmë 95% e shërbimeve publike merren online, në e-Albania, pa u paraqitur fare në sportele të institucioneve, një pjesë e mirë e të cilave ofrohen për shtetasit shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve.

“Kemi marrë shumë urime e falenderime nga qytetarë e biznese që sot e kanë jetën më të lehtë falë e-Albania. Por ky mesazh, nga një shqiptar jashtë vendit ma ngrohu zemrën sot, ndaj dhe vendosa ta ndaj me ju”, shkruan ndër të tjera Karçanaj.

Postimi i plotë:

Gjatë punës në AKSHI, kemi marrë shumë urime e falenderime nga qytetarë e biznese që sot e kanë jetën më të lehtë falë e-Albania.

Por ky mesazh, nga një shqiptar jashtë vendit ma ngrohu zemrën sot, ndaj dhe vendosa ta ndaj me ju!

“Përshëndetje Linda..

Jam një qytetar nga Elbasani dhe jetoj në Selanik të Greqisë, para një jave më lindi nusja në një Spital të Selanikut,  dhe shkova në zyrën e regjistrimit të fëmijës.. për ta regjistruar, dhe më kërkuan çertifikatë familjare, çertifikatë personale për çdo prind, dhe çertifikatë martese, me programin E-Albania un i kalova direkt në zyrën e regjistrimit me PDF, dhe punonjësja e zyrës u habit, dhe po më shikonte në sy... dhe më tha,, vetëm për ty është ky program? jo I thash.. është për të gjithë shqiptarët. Ajo tha.. është hera e parë në prezencën time që shoh një veprim regjistrimi kaq të shpejtë,! Un u lumturova nga kjo pjesë, por u dëshpëova për faktin se shqiptarët nuk janë të informuar për këtë aplikacione, për shërbimin e këtij aplikacioni, dhe kërkesa ime është kjo,, a mundet që aplikacioni të ketë gjuhë shtesë... si prsh, greqisht, italisht, gjermanisht, dhe anglisht, do ishte perfekt fare. ju faleminderit për çdo gjë që bëni për ne”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 12/04/2021 20:44

    po normale se ju katat qe keni ik anej as shqip nuk dini ...doni portal greqisht e italisht ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën