Tre automjete janë përplasur në qytetin e Korçës pasditen e sotme, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, po vetëm dëme materiale.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bashkisë së Korçës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Gjatë pasdites së sotme në rrugët e vendit tonë janë regjistruar 4 aksidente, nga ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur tetë të tjerë, mes tyre edhe një 8-vjeçar.

aksident ne korce
(Foto nga aksidenti në Korçë)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com