KUKËS-Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme rreth orës 17:30.

Në aksin rrugor Kukës- Shtiqen makina tip "Wolswagen" e drejtuar nga E.B. ka aksidentuar A.Gj. 31 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka  qenë duke udhëtuar me biçikletë.

I dëmtuari në gjendje të rëndë shëndetësore po merr mjekim në spitalin e Kukësit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.