Aksident në Lezhë, 5 të plagosur
një person në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Shkodër – Lezhë ku pesë persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë
LEZHE - Përplasja e dy mjeteve në dalje të qytetit të Lezhës u shoqërua me plagosjen e 5 personave dy prej të cilëve fëmijë.
Aksidenti u regjistrua sot në mëngjes rreth orës 8:00 në afërsi të rrugës së lagjes "Nënë Tereza", ndërsa të plagosurit pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Lezhës janë jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti tip Ford me targa AA 585 AY që drejtohej nga 26-vjeçari me iniciale F.M banues në lagjen "Varosh" të Lezhës në tentativë për të dalë nga një rrugë dytësore për në superstradë është përplasur me një automjet tip "Fiat" me targa AA 411 FM që drejtohej nga shtetësja me iniciale D.D 44 vjeçe, ndërsa në mjet ndodheshin edhe 2 fëmijët e saj të mitur.
Ndonëse zona ku ndodhi aksidenti lëvizte me shpejtësi jo të lartë, përplasja mes dy mjeteve ka lënë të plagosur drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e tyre, ndërsa është shoqëruar edhe me dëme materiale.
Nga hetimet e para ka rezultuar se mjeti tip ford është futur në mënyre të befasishme në superstrade, duke sjellë panik tek drejtuesja e mjetit që udhëtonte me Fiat, e cila ndonëse ka tentuar ti shmanget aksidentit është përplasur në pjesën anësore të mjetit tjetër.
Rrugorët kanë bërë edhe shoqërimin e 26-vjeçarit që shkaktoi aksidentin, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ndodhjes së tij.



Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
51.2%
-
E gabuar
37.8%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 299
Lajme të tjera
-
Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu
20 Mars, 22:55
-
'Kërkoj ndjesë'/ Dea Mishel e përlotur u rrëfen banorëve historinë
20 Mars, 22:51
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë
20 Mars, 22:22
-
Amazon do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës
20 Mars, 22:11
-
Tottenham në krizë, futbollistët kërkojnë shkarkimin e Conte-s
20 Mars, 21:59
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars, 21:34
-
Shtëpia e Bardhë: Putin e sheh Xi-në si një burim jetik sepse lufta po shkon keq
20 Mars, 21:29
-
NBA/ Lakers rikthehen te fitorja, mposhtin Orlandon pas paraqitjes fantastike të Reaves! Spurs fitojnë me Atlanta
20 Mars, 21:11
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
Zgjedhjet e 14 maji/ PD e Alibeajt mbështet kandidatin e Berishës në Vaun e Dejës
20 Mars, 21:05