Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 19.00 në mbikalimin e Patokut në aksin Lezhë-Laç.

Sipas policisë, një mjet tip ML ka përplasur një këmbësor duke e lënë atë të vdekur në vend. Makina drejtohej nga shtetasi Musa Burreli, 55 vjeç nga Tirana, i cili aktualisht është ndaluar nga policia.

Mësohet se këmbësori që humbi jetën ishte 75 vjeçari Nikoll Tanushi nga Laçi.

aksident lac

aksident lac

aksident lac

aksident lac


Redaksia Onlione
(u.s/shqiptarja.com)