Aksident në Lezhë, një automjet me shpejtësi përplas makinën e policisë dhe e kthen përmbys në rrugë, plagoset efektivi (VIDEO)

Një efektiv policie ka mbetur i plagosu në Lezhë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije aksidenti u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë plagë të lehta polici me inicialet  A.T.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fortë, ku automjeti i  policisë është kthyer përmbys në rrugë.

Paraprakisht dyshohet e shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti që përplasi makinën e policisë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

1636620504_Sequence03.00014309.Still034.jpg

1636620515_Sequence03.00012903.Still032.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament