6 të mitur, të afërm me njëri-tjetrin, mbetën të plagosur pasi automjeti që drejtohej nga një 16-vjeçar humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes, në zonën e Fanit, në Mirditë.
Sipas të dhënave, 16-vjeçari e kishte marrë mjetin pa leje dhe si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit mbetën të plagosur. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme.
Të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportuan drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca dhe, sipas të dhënave, të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar në përputhje me ligjin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.
Komente








16 vjeçari në timon? Babi në burg dhe 10 vite heqje patenten.
Përgjigju