4 automjete janë aksidentuar paraditen e kësaj të mërkure në fshatin Konjat të Lushnjes, ku fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Në fillim ka qenë një automjet i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Kjo ka tërhequr vëmendjen e shoferit të një fugoni i cili ka ulur menjëherë shpejtësinë për t’i ardhur në ndihmë, ndërkohë fugonit i kanë rënë nga prapa dy auto vetura njëra pas tjetrës.
Mësohet se automjetet nuk kanë qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë ka pasur vetëm të dëmtuar lehtë të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lushnjes ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe karrotreci që ka bërë të mundur largimin e automjeteve për shmangien e trafikut.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

. #Lajm i #Fundit!!!!Sapo ka ndodhur një aksident në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë ku janë përfshirë 4 automjete. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur ndërs po punohet për zbardhjen e këtij aksidenti që mendohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia dhe prania e lagështisë në rrugë.
Posted by on 2016-01-13
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)