Aksident në Lushnjë, dy makina përplasen me zetorin, 2 shoferë dhe një pasagjer përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje  në segmentin rrugor Çermë-Lushnjë afër fshatit Zhamë ku dy automjete dhe një zetor janë përplasur.

Mësohet se mjeti tip "Zetor" me drejtues shtetasin me inicialet T. K., 40 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin me inicialet Gj. D., 42 vjeç, dhe me automjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin me inicialet I. B.

Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së trefishtë janë dëmtuar drejtuesi i zetorit dhe shoferi i njërës nga makinat "Audi", shtetasi me inicialet Gj.D., si edhe një pasagjer i identifikuar me inicialet A. H., 50 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për zhbllokimin e trafikut në këtë aks.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK