Një 17-vjecar ka humbur jetën mesditën  e kësaj të shtune, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin Rrëshen -Milot, ku dy automjete tip Benz u përplasën tek mbikalimi i Milotit.

Sipas policisë në aksident janë përfishrë një met benz veturë me targa AA198BI, që drejtohej nga shtetasi Gentjan Mandreja i cili ka dalë nga rruga  dhe  Mjeti  Benz A.T.P. me targa AA620AD  që drejtohej nga shtetasi Gjergji Kaçorri e që është përmbysur në rrugë.

Për pasojë  ka mbetur i vdekur 17-vjeçari me inicialet A.P, i cili po udhëtonte si pasagjer në veturën tip benz. Pas aksidentit policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të aksidentuara.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)