Një 55-vjeçare ka mbetur e plagosur në Mirditë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në një rrugë dytësore në Mirditë, ku një 59-vjeçar me inicialet F. Ll., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë u plagos 55-vjeçarja, pasagjere, e cila u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia vuri në pranga shoferin, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.