Aksident i rëndë në Mirditë, humbin jetën dy të rinj! Mjeti futet mes për mes mbrojtëses metalike të rrugës, plagoset rëndë drejtuesi (VIDEO)
Dy të rinj humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Rrugën e Kombit. Shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet se u bë humbja e kontrollit të mjetit.
MIRDITË- Dy të rinj humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 e 30 minuta në afërsi të Rubikut dhe siç tregojnë pamjet, makina është përplasur me barrierën metalike e cila ka përshkuar tej për tej mjetin!
Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, mbetën viktima. Ata po udhëtonin si pasagjerë në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Marsel Busho. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës!
Shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet se u bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 35-vjeçarit Busho, por rrethanat mbeten ende nën hetim.
Aksidenti në makinë, VIDEO nga momenti kur zjarrfikësit presin më gurë fresibël mbrojtësen metalike, trupat e viktimave ende në makinë
Kjo është video pas aksidentit të rëndë në Mirditë, ku humbën dy jetën dy të rinjtë nga Tirana. Në video shihet momenti kur zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po presin me gurë fresibël mbajtëset metalike që janë futur mes për mes makinës. Ndërkohë, të rinjtë janë ende në makinë.
Del FOTO nga aksidenti i rëndë në Mirditë ku humbën jetën dy të rinjtë, mbrojtësja metalike e rrugës futet mes për mes makinës
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në Mirditë. Kjo është foto e aksidentit, ku duket si makina pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar jashtë aksit rrugor, ndërsa mbrojtëset metalike janë futur mes për mes makinës.
EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në Mirditë
Denis Gjeta, 30 vjeç, dhe Marius Çeça, 31 vjeç, nga Tirana, janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti i rëndë që u regjistrua gjatë mesnatës në Mirditë.
Pse nuk i publikoni komentet sic jane realisht..
Lereni te verteten te lexohet se kto vlejne dhe per ju qe punoni ne media
Dhe kudo, se kuptoni si po jetoni si skllever te perdorur cdo dite.
Përgjigju
Hasani: 20/08/2022 12:03
Shume i sakte ky koment Ngushullimet me te sinqerta familjeve te dy te rinjve por keshtu do te ndodhe kur nuk respektohen rregullat e ecjes me makine
Përgjigju
Vip: 20/08/2022 12:00
Kjo kompania qe ka bere ate rruge ka pergjegjesi totale ne kete rast . Trafik ndaresja duhet te futet ne toke ne te 2 krahet e saj dhe jo te rrije si bajonete aty . Po ku kemi kohe ne gazetaret ???? kemi hallin e politikes me pare se jeten e qytetareve
Përgjigju
Shqiptari: 20/08/2022 11:17
Me pakesimin e lindjeve, me shtimin e vrasjeve dhe aksidenteve po behet qe dalengadale te shuhet kjo rrace e mallkuar qe paskemi qene.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
78.8%
Të gabuar
14.1%
Nuk e di
7.1%
Vota total: 85
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Pse nuk i publikoni komentet sic jane realisht.. Lereni te verteten te lexohet se kto vlejne dhe per ju qe punoni ne media Dhe kudo, se kuptoni si po jetoni si skllever te perdorur cdo dite.
PërgjigjuShume i sakte ky koment Ngushullimet me te sinqerta familjeve te dy te rinjve por keshtu do te ndodhe kur nuk respektohen rregullat e ecjes me makine
PërgjigjuKjo kompania qe ka bere ate rruge ka pergjegjesi totale ne kete rast . Trafik ndaresja duhet te futet ne toke ne te 2 krahet e saj dhe jo te rrije si bajonete aty . Po ku kemi kohe ne gazetaret ???? kemi hallin e politikes me pare se jeten e qytetareve
PërgjigjuMe pakesimin e lindjeve, me shtimin e vrasjeve dhe aksidenteve po behet qe dalengadale te shuhet kjo rrace e mallkuar qe paskemi qene.
Përgjigju