Një i ri mbeti i plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonte ra në humnerë në fshatin Mlloje në aksin Koman-Vau i Dejës. 

Burime nga policia, thanë për A1Report se Hamid Xhanovic 21 vjec nga Bosnja Hercegovina është inxhinier i punësuar në projektin për ndërtimin e linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë. 

Kanë qenë banorët e zonës të cilët i kanë ardhur në ndihmë 21-vjeçarit pasi kanë dëgjuar zhurmën e rënies së automjetit në greminë. Edhe pse automjeti ka rënë në një thellësi prej 50 metrash, drejtuesi i mjetit është nxjerrë i gjallë nga fuoristrada me targa E04-M-017. 

Sipas bluve dyshohet se i riu ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.
 
Rruga Koman- Vau Dejës për shkak të amortizimit është kthyer në një rrugët me më shumë të aksidentuar në qarkun Shkodrës, ku në të shumtën e rasteve nuk kanë munguar viktimat.

aksidenti me logo
(Makina e aksidentuar)

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)